Ndërkohë që shumë të pranishëm në dasmën mbretërore të së shtunës panë nga afër kurorëzimin e Princit Harry me Meghan Markle, të tjerët shfrytëzuan rastin që edhe të përfitojnë nga ky rast.
I tillë ka qenë rasti i disa dasmorëve të cilët kanë nxjerrë në shitje çantat që i morën dhuratë nga çifti gjatë dasmës.
Që prej mëngjesit të së martës, 34 ankande u renditën në faqen e famshme të inernetit “eBay”, me çmime që varionin nga 112 funte (rreth 150 dollarë) deri në 10,100 funte (rreth 13,552 dollarë).
Lista më e lartë e çmimeve, e cila është shpalosur si një “pjesë e historisë”, deri më tani ka grumbulluar 53 oferta nga fanatikët e familjes mbretërore.
Çanta dhurimi iu dhanë 2,640 anëtarëve të publikut të cilët u ftuan në bazën e Kështjellës Wisdor për martesën e Princit Harry me Meghan Markle të shtunën më 19 maj.
Ndër të ftuarit ishin 200 njerëz nga organizatat bamirëse të shoqëruara me Dukën dhe Dukeshën e re të Sussexit, 100 nxënës lokalë dhe 610 banorë të Windsorit.
Çantat nuk iu dhanë 600 familjeve të afërta dhe miqve të çiftit mbretëror të ftuar në kishë.
Por çfarë ka brenda këtyre çantave të dhuruara nga çifti?
* Një çantë mbartëse me inicialet “HM” plus datën dhe vendin e dasmës
* Një broshurë e rendit të shërbimit
* Një magnet përkujtues i frigoriferit
* Një monedhë me çokollatë ari
* Një minikuletë e vogël
* Një kartolinë
* Një shishe uji pranveror
Princi Harry, Duka i Sussexit dhe Meghan Markle, tashmë dukesha e Sussexit udhëtonin në karrocën e Ascot Landau gjatë martesës pasi u kurorëzuan në Chapel të Shën Gjergjit, në Kështjellën Windsor më 19 maj 2018, në Windsor të Anglisë.
Dasma mbretërore ka tërhequr vëmendjen globale, dhe kjo për faktin e shpenzimeve marramendëse të saj.
Është vlerësuar në total se për festimet e së shtunës u shpenzuan rreth 42.8 milionë dollarë.
94 për qind e kësaj shume tronditëse u tha se u shpenzuan vetëm për sigurinë.
Vetëm çmimi i dasmës mendohet të jetë më afër 2.7 milionë funte, 73 herë më shumë se kostoja e martesës mesatare në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/