Site icon Telegrafi

Çanta e dorës në vlerë 4200 euro e Nora Istrefit

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdon të jetë shumë e përfolur në media.

Javën e kaluar, e ftuar në “Xing me Ermalin”, për herë të parë këngëtarja u prononcua rreth raporteve shumë të përfolura me kunatën e saj, këngëtaren Tuna.

Lexo po ashtu Nora Istrefi thyen heshtjen, flet për herë të parë rreth raporteve me Tunën

Ajo tha se mes tyre nuk ka asnjë përplasje, por thjeshtë raporte të ftohura.

Sido që të jetë, Nora, vazhdon të flitet edhe për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale, të cilat i ka të shpeshta.

Dhe për t’u dukur gjithnjë tërheqëse dhe elegante, Nora duket se shpenzon mjaft.

Faqja “What the wearin” ka hedhur një sy mbi paraqitjet e saj të fundit, duke zbuluar se vetëm çanta e saj e markës “Chanel”, kushton rreth 4250 euro.

Rripi i saj i markës “Gucci” kushton afro 350 euro, atletet “Gucci” rreth 1200 euro, e ndërsa bluza e bardhë 155 euro.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika i kanë mundësuar këngëtares, që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze. /Telegrafi/

Exit mobile version