Site icon Telegrafi

Cannavaro zbulon synimet për të drejtuar një klub të Ligës Premier

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Real Madridit, legjenda italiane Fabio Cannavaro pranon se dëshiron të punojë në Angli.

Cannavaro aktualisht është trajner i Guangzhou Evergrande në Kinë, por në të ardhmen dëshiron të drejtoj në kampionat e mëdha evropiane.

Njëri nga kampionatet që legjenda italiane dëshiron të punojë është ai anglez, Liga Premier.

Lexo po ashtu Cannavaro tregon dy skuadrat që do të dëshironte t’i drejtonte në të ardhmen

“Do të dëshiroja të punoja në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Cannavaro.

“Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e Ligës Premier, më pëlqen shumë kultura e futbollit në Angli”.

“Në Kinë, unë jam duke punuar për të përmirësuar sistemin tim të futbollit”.

Lexo po ashtu Cannavaro ëndërron të kthehet te Napoli dhe të bëhet simbol i klubit

“Po, unë kryesoj një nga klubet më të mira aziatike, por do të doja të provoja dorën time në Evropë”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Cannavaro para disa ditësh deklaroi se ëndërron të drejtoj edhe Kombëtaren e Italisë dhe Real Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version