Telegrafi

Cannavaro: Donnarumma është lojtari më i mirë i Italisë

Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro ka thënë se nënshkrimi i ri i Paris Saint-Germain, Gianlugi Donnarumma është lojtari më i mirë që ka Italia.

Ish-portieri i Milanit ishte heroi i penalltive pasi Italia mundi Anglinë në finalen e Euro 2020 dhe u kurorëzua ‘mbret’ i Evropës.

Donnarumma mori shumë lëvdata pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020 dhe i fundit që e lavdëroi ishte pikërisht ish-kapiteni i Italisë, Cannavaro.

Lexo po ashtu Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020

“Donnarumma është kampioni i vërtetë i kësaj skuadre të Azzurrëve”, ka thënë fillimisht Cannavaro.

“Jam i befasuar që, para Euros, dikush mendonte se ai ishte një portier mesatar. Nuk ka asgjë mesatare në Gigion, thjesht mendoni për qetësinë që ai ka në moshën 22-vjeçare. Ai do të jetë portieri më i mirë për 10-15 vitet e ardhshme”.

Lexo po ashtu Nga Pedri te Chiesa dhe Schick, kush janë 15 lojtarët që iu rrit vlera më shumë gjatë Euro 2020?

“Jam i lumtur që Giorgio Chiellini ngriti trofeun”.

“Ai ishte në tribuna për të parë Finalen e Kupës së Botës 2006 dhe unë gjithashtu luajta me të. Unë me të vërtetë e respektoj Giorgion”, përfundoi italiani. /Telegrafi/