Transferim i përfolur i Antonio Candrevas nga Lazio te Interi është thuajse i kryer dhe ai të mërkurën do të udhëtojë në Milano.
Mesfushori është lidhur vazhdimisht me Nerazzurrët këtë verë, por dy klubet nuk kishin arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.
Mirëpo, Gazzetta dello Sport bën të ditur se lojtari është i gatshëm që të kalojë te klubi i ri dhe të mërkurën do të takohet me shefat e zikaltërve, kurse një ditë më pas (të enjten) do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Biancocelestët kanë kërkuar 25 milionë për Candrevan, por besohet se transferimi do të kushtojë më lirë (21 milionë euro plus bonuset). /Telegrafi/