Telegrafi

Candreva pëlqen Ligën Premier: Do doja të luaja aty

CAGLIARI, ITALY - NOVEMBER 25: Antonio Candreva of Inter in action during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Internazionale at Stadio Sant'Elia on November 25, 2017 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Antonio Candreva pranon se do të donte të luante në Ligën Premier, por falënderoi trajnerin Luciano Spallettin, i cili e ndihmoi atë të mësonte gjëra të reja në Inter.

Mesfushori italian mbush 31 vjet muaji i ardhshëm dhe ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Angli.

Candreva është lidhur me tri skuadrat e mëdha angleze, Chelsea, Manchester United dhe Arsenal, ku shumë herë thuhet se kalimi ka qenë afër.

Lexo po ashtu Chelsea me ofertë joshëse për Candrevan dhe Interin  

Është vet Candreva, i cili ka folur me elozhe për kampionatin anglez, në të cilin do të donte të luante.

“Më pëlqen shumë Liga Premier, pasi është një garë e jashtëzakonshme. Do të doja të luaja në Ligën Premier”, ka thënë Candreva për revistën Calcio 2000.

Candreva është njëri nga asistuesit më të mirë në Evropë, por nuk ka arritur ta fitojë zemrën e tifozëve të Interit

“Serie A po tregon këtë sezon jo vetëm që është gjithmonë një ligë e vështirë, por edhe tani ka disa ndeshje shumë zbavitëse”.

“Unë mendoj se ekipet italiane po përmirësohen dhe mund të bëjnë mirë edhe në Evropë”.

Lexo po ashtu Candreva: Po punoj për krosime

“Spalletti është një trajner në një nivel të shkëlqyeshëm. Jam shumë i lumtur që po punoj me të në këtë periudhë të karrierës sime. Falë tij, po përmirësohem shumë”.

“Ai punon shumë në përqendrim, motivim dhe konsistencë. Ai është shumë i përpiktë dhe ju gjithmonë mësoni diçka të re me Spalletin”, përfundoi italiani. /Telegrafi/