Site icon Telegrafi

Candreva nuk dëshiron t’i bashkohet Monacos

Antonio Candreva (Foto: Getty Images)

Përpjekjet e Interit për transferimin e Keita Balde Diaos kanë ngecur, pasi Antonio Candreva nuk dëshiron të transferohet te Monaco.

Është raportuar se Nerazzurrët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për sulmuesin senegalez, me ç’rast anësori italian do të shkonte në drejtim të kundërt si pjesë e marrëveshjes.

Keita Balde (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Sky Italia raporton se Candreva nuk dëshiron të largohet nga zikaltrit, sidomos nuk dëshiron t’i bashkohet Monacos.

Nëse ai nuk pranon të largohet, atëherë Interi do të duhet ta paguajë çmimin e plotë të transferimit.

Lexo po ashtu Lajmet për Candrevan

Diçka e tillë vështirë se mund të ndodhë, duke qenë se Nerazzurrët do të kishin probleme me rregullat financiare.

Antonio Candreva (Foto: Getty Images)

Candreva është pjesë e Interit nga viti 2016, kur u transferua nga Lazio për një shumë prej 22 milionë eurosh.

Edhe Keita u transferua te Monaco pikërisht nga Lazio në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version