Mesfushori italian, Antonio Candreva pritet të largohet nga Lazio pas kampionatit evropian.
E ardhmja e anësorit pritet të jetë larg kryeqytetit italian por ai megjithatë pritet të mbetet në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar për një interesim të madh për lojtarin nga dy gjigantët italian Milan dhe Napoli.
Lazio nuk dëshiron ta largojë lojtarin mirëpo një ofertë e lartë pritet t’i ndryshojë mendje.
Gjithnjë sipas medieve italiane, për ta lënë të lirë lojtarin Lazio kërkon mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/