Antonio Candreva ndodhet në Milano për testet mjekësore dhe në një prononcim për media ka thënë se gjithmonë e ka dashur Interin.
Negociatat ndërmjet Nerazzurrëve dhe Lazios kanë zgjatur më shumë se dy muaj, ndërsa tashmë pritet të ndodhë transferimi.
“Është një emocion mahnitës dhe i fortë. Tash do t’i bëj testet mjekësore, pastaj do ta nënshkruaj kontratën”.
“Roberto Mancini? Jo, nuk kam folur me askënd ende. Gjithmonë e kam dashur Interin dhe jam jashtëzakonisht i lumtur”.
“Fusha do të tregojë nëse mund të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Forca Inter, shihemi së shpejti”, ka deklaruar Candreva me të arritur. /Telegrafi/