Site icon Telegrafi

Candreva kritikon paraqitjen e Interit dhe mungesën e minutazhit

Antonio Candreva ka pranuar se paraqitja e Interit ndaj Atalantas nuk ka qenë sipas standardeve dhe ka thënë se ai ka pak minutazh.

Nerazzurët fituan shtatë ndeshje rresht në Serie A derisa u ndalën në Bergamo duke u demoluar me rezultat 4-1.

“Ne e dimë se ajo paraqitje nuk ishte sipas standardeve, por është vështirë të flitet tani. Ne jemi në dijeni për fuqitë tona. Ne jemi Interi dhe duhet të fokusohemi”.

“Këtë sezon ne kemi më shumë besim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Është e vështirë për të gjithë të luajmë në Bergabmo, por ne kemi pranuar dy gola në fund sepse provuam shumë që të kthehemi në lojë”.

“Ne duhet të shkojmë përpara dhe të kuptojmë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Ne kemi humbur pikë ndaj ekipeve më të ulëta, kështu që Frosninone duhet të mos nënvlerësohet”.

“Nuk është lehtë për mua, sepse nuk jam i kënaqur që nuk po luaj. Interi ka aq shumë lojtarë të mirë dhe unë thjesht siguroj se jam gati të luaj kur do që kërkohet”, u shpreh Candreva.

Interi për ndeshjen me Frosinonen ka paralajmëruar stadium të stërmbushur me rreth 60 mijë tifozë të pranishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version