Telegrafi

Candreva i Interit, brenda pak ditësh edhe zyrtarizimi

Kalimi i Antinio Candrevas te Interi duket se është një çështje e përfunduar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët dhe Lazio janë pajtuar për 24 milionë euro plus bonuset.

Lexo po ashtu Qendrat stërvitore më mbresëlënëse në botën e futbollit (Foto)

Lojtari pritet të nënshkruar kontratë katër vjeçare, ku do të fitojë tre milionë euro në vit.

Transferimi i tij pritet të mbyllet edhe zyrtarisht me katër gusht. /Telegrafi/