Kalimi i Antinio Candrevas te Interi duket se është një çështje e përfunduar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët dhe Lazio janë pajtuar për 24 milionë euro plus bonuset.
Lojtari pritet të nënshkruar kontratë katër vjeçare, ku do të fitojë tre milionë euro në vit.
Transferimi i tij pritet të mbyllet edhe zyrtarisht me katër gusht. /Telegrafi/