Antonio Candreva thuhet se dëshiron një lëvizje Inter me 4 gusht, por ata janë ende larg çmimit të kërkuar nga Lazio.
Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur shumë me Nerazzurrët gjatë gjithë verës, por marrëveshja ka ngecur mbi vlerësimin e tyre të mesfushorit.
Biancocelestët janë duke kërkuar 25 milionë për një nga lojtarët e tyre kryesor, por që konsiderohet shumë i shtrenjtë për një 30-vjeçar.
Megjithatë, me sa thuhet Gabriel Jesus dhe Joao Mario kanë vendosur për të lëvizur diku tjetër, presioni te Interi është për të bërë një nënshkrimin të madh.
Sipas Gazzetta dello Sport, Inter beson se mund të rris ofertën e tyre në 19 milionë euro plus 2 milionë bonuse, duke shkuar në 21 milionë euro, ndërkohë që ende është 4 milionë larg çmimit të kërkuar.
Candreva ka bërë të qartë se dëshiron të shkojë në San Siro, duke hedhur poshtë një largim për në Napoli, teksa pritet të kthehet në trajnim te Lazio më 28 korrik, pasi u dha leje të zgjatur pas Kampionatin Evropian, por nuk do të shkojnë në ‘luftë’ me klubin e tij.
Në vend të kësaj, Candreva do të bëjë të qartë se ai dëshiron që transferimi të zgjidhet me 4 gusht, kështu që ai mund të bashkohet me Interin pas kthimit nga turneu i tyre para-sezonal në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/