Joao Cancelo ka mohuar se një përplasje në terren me Pep Guardiolën çoi në largimin e tij nga Manchester City.
Portugezi përfundoi lëvizjen e tij befasuese te Bayern Munich të martën (sot), me mbrojtësin që iu bashkua kampionëve gjermanë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Klubi gjerman ka detyrimin ta blejë atë për 70 milionë euro në verë.
Cancelo u përfshi në një debat të furishëm në terren me Guardiolën pasi mësoi se ai nuk do të startonte në ndeshjen e Cityt në FA Cup me Arsenalin të premten e kaluar, por ai ka pohuar se ky incident nuk shkaktoi largimin e tij.
“Nuk kam pasur shumë minuta loje në javët e fundit, gjë që ka ndikuar në vendimin tim. Nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me Pep (Guardiolan)”, deklaroi Cancelo teksa u prezantua si lojtar i Bayernit.
Cancelo ishte jashtë planeve të spanjollit, duke filluar vetëm tri nga 10 ndeshjet e ekipit pas Kampionatit Botëror. /Telegrafi/