Telegrafi

Cancelo pritet të kalojë në Ligën Premier për 60 milionë euro

Manchester Unitedi është duke e rivalizuar Manchester Cityn për transferimin e Joao Cancelos  nga Juventusi në këtë afat kalimtar.

24-vjeçari u transferua te Zonja e Vjetër nga Valencia për 40 milionë euro, pas një sezoni si i huazuar te Interi, por ai mund të largohet në verë.

Portugezi i ka regjistruar 34 paraqitje te Juventusi në sezonin që lamë pas, mirëpo ka dështuar ta sigurojë vendin e titulluarit në disa ndeshje.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i djathtë nuk arriti ta impresiononte Massimiliano Allegrin dhe Zonja e Vjetër është e hapur ta shesë në vlerën prej 60 milionë eurosh.

Dy klubet nga Mançesteri janë vënë në alarm nga gatishmëria e kampionit italian që ta shesë portugezin, andaj në verë do të zhvillojnë një garë të nxehtë për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Man City afër transferimit të Cancelos

Djajtë e Kuq janë të gatshëm që ta fusin në marrëveshje dhe Matteo Darmianin, vetëm që t’i marrin shërbimet e Cancelos për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/