Telegrafi

Cancelo arrin në Torino, sot bëhet lojtar i Juventusit

Joao Cancelo ka arritur në Torino të martën në mbrëmje, ndërsa të mërkurën (sot) do t’i kryej testet mjekësore te Juventusit.

Transferimi i tij flitet se është kompletuar për shumë e 40 milionë eurove në marrëveshje me Valencian.

Fluturimi i tij nga Spanja për në Itali u vonua për disa orë, por në fund ai arriti në aeroportin Caselle në Torino.

Portugezi sezonin e shkuar ishte i huazuar nga Valencia te Inter, ku zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi një gol, duke asistuar edhe katër herë.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me pagë 3 milionë euro për sezonin.

Cancelo do t’i kryej testet mjekësore në J-Medical të mërkurën në mëngjes.

24-vjeçari është pritur nga një numër i konsideruar i tifozëve në aeroport./Telegrafi/