Telegrafi

Cana: Doja Granitin për Shqipërinë

Ka ardhur edhe një deklaratë interesante nga kapiteni i kombëtares shqiptare.

Është Lorik Cana, i cili ka folur për gazetarët para takimit të Shqipërisë me Zvicrën për Euro 2016.

Sipas kapitenin të kombëtares, ai ka raporte të mira me familjen Xhaka për më shumë se 20 vjet dhe para shumë viteve kishte insistuar që dy vëllezërit të jenë pjesë e kombëtares shqiptare.

“Unë e kam njohur familjen Xhaka për më shumë se 20 vjet dhe kam shumë respekt për ta. Unë kam qenë me të vërtetë pas sjelljes së tyre në kombëtare edhe disa vjet më parë”, deklaroi Cana para gazetarëve.

“Ne jemi me fat që kemi Taulantin, i cili ka kryer shumë punë për ne. Sigurisht që neve do të na pëlqente që të kemi edhe Granitin, por ne kemi një lojtar të mirë”, përfundoi Cana. /Telegrafi/