Emre Can është i gatshëm të nënshkruaj kushtet e reja me Liverpoolin.
Mesfushori i Gjermanisë ka vetëm një vit në marrëveshjen e tij ekzistuese me Reds.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Can është i vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re me skuadrën nga Anfield, duke hedhur poshtë një lëvizje në Juventus.
Marrëveshja e tanishme e mesfushorit skadon verën e ardhshme dhe agjenti i tij ishte afruar nga Juventusi për një marrëveshje.
Por, gjermani me prejardhje turke tani do të angazhohet për Liverpoolin edhe për tre vjet të tjera. /Telegrafi/