Site icon Telegrafi

Can i lumtur me interesimin e Juventusit

Mesfushori i Liverpoolit, gjermani Emre Can është i lumtur me interesin e konfirmuar të skuadrës së madhe italiane, Juventusit.

Can është në nëntë muajt e fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me skuadrën nga Anfield.

Mos vazhdimi i kontratës nga ana e tij e bënë të mundshme nënshkrimin e një para-kontrate me klubet e tjera gjatë muajit janar, duke u larguar me parametra zero.

Lexo po ashtu Juve vazhdon monitorimin e dyshes gjermane Goretzka-Can

Skuadra e madhe italiane, Juventusi është shumë i interesuar për ta pasur në radhët e veta gjermanin, ndërsa edhe Can është shprehur i kënaqur me interesimin e tyre.

Can është dëshirë e kamotshme e Zonjë së Vjetër

“Është gjithmonë një nder të marrash ofertë nga një klub [Juventusi] i tillë i njohur, por momentalisht jam i përqendruar vetëm në sezonin tim me Liverpulin”, ka thënë fillimisht Can për revistën Kicker.

“Agjenti im kujdeset për pjesën tjetër të punëve”.

Lexo po ashtu United e rivalizon Juventusin për Emre Canin

“Liga Premier është vetëm një ligë shumë e mirë, më interesantja në botë, por gjithnjë duhet të respektojmë klubet dhe ligat e tjera të mëdha”.

“Ti nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe unë nuk e di se çfarë planifikon Jurgen Klopp”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version