Camila Cabello dukej në humor të mirë teksa ndoqi ndeshjen e Kupës së Ligës ndërmjet Inter Miami dhe Atlanta United në Fort Lauderdale të martën (25 korrik).
Këngëtarja, 26 vjeçe, u pa me një veshje të thjeshtë për lojën, një bluzë të bardhë që vinte në pah mesin e saj të tonifikuar, të kombinuar me një mini-fund.
Në një moment Camila u ndërrua për të veshur një fanellë e Lionel Messit, teksa pozoi për një foto me bashkëpronarin e Inter Miami, David Beckham.
Artistja latine u ftua në lojë nga David së bashku me yje të tjerë duke përfshirë P Diddy dhe DJ Khaled.
Duke postuar në Instagram, Camila ndau një foto të saj duke u takuar me Messin, i cili është kapiten i ekipit.
“Në disponimin e një vajze fanse sapo pashë Leo Messi – padyshim një GOAT, por edhe kaq i sjellshëm dhe bujar me energjinë e tij”, ka shkruar Cabello.
Ndërsa të famshmit janë mësuar të argëtojnë të tjetër, këtë herë ishin ata që morën panë një shfaqje.
Messi ishte në maksimumin e tij magjik gjatë pjesës së parë, duke shënuar dy gola dhe një asistim.
Messi bëri debutimin te Inter Miami pak ditë më parë, teksa një numër i madh i të famshmëve ishin në tribuna për të shikuar ndeshjen e tij të parë me ekipin e ri. /Telegrafi/