Site icon Telegrafi

Cameron: Pauza në luftë është mundësi që të sigurohet më shumë ushqim dhe derivate në Gazë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se marrëveshja e arritur mes Izraelit dhe Hamasit është e rëndësishme sepse armëpushimi do të ndihmojë që në Gazë të sigurohet sasi e madhe ushqimi dhe derivate.

Ai përshëndëeti marrëveshjen duke theksuar se do të ndihmojnë në lehtësimin dhe largimin e stresit të familjarëve të pengjeve, duke pranuar se kjo do të zgjidh krizën humanitare në Gazë, transmeton Telegrafi.

Ai i bëri thirrje dy palëve që të sigurohen që marrëveshja të respektohet plotësisht dhe ritheksoi premtimin e Britanisë së Madhe, se do të punojë me partnerët në lirimin e më shumë se 200 pengjeve që janë marrë nga Hamasi.

Lexo po ashtu Presidenti palestinez mirëpret marrëveshjen, por bën thirrje për zgjidhje më të gjera

Sipas marrëveshjes do të ketë armëpushim katërditor, kurse ndihma humanitare do të lejohet të futet në të gjitha pjesët e Gazës.

Cameron tha se pauzat në luftëra ofrojnë mundësi të rëndësishme që të sigurohet më shumë sasi e ushqimit, derivateve dhe ndihmave tjera për shpëtimin e jetëve të njerëzve në Gazë.

“Tashmë kemi dyfishuar përpjekjet për ndihmë palestinezëve gjatë këtij viti dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Kombet e Bashkuara, për t’u siguruar që ndihma të shkojë tek ata që kanë nevojë”, tha për fund Cameron. /Telegrafi/

 

Exit mobile version