Telegrafi

Cameron: Izraeli është fuqi pushtuese, duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i tha Dhomës së Lordëve se Izraeli është një “fuqi pushtuese” në Gaza dhe duhet të respektojë “ligjin ndërkombëtar humanitar”.

Cameron, i cili ka takuar anëtarin e kabinetit izraelit të luftës dhe rivalin e Netanyahut, Benn’y Gantz, thotë se palestinezët në Gaza “po vdesin nga uria dhe sëmundjet e parandalueshme”.

Ashtu si SHBA-ja, Britania e Madhe ka qenë mbështetëse e luftës brutale të Izraelit në Gaza.

Lexo po ashtu Netanyahu tregon pse është i rëndësishëm pushtimi i Rafah

Ndryshe nga pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, Londra ka refuzuar të mbështesë disa rezoluta të armëpushimit të votuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Por, në javët e fundit, qeveria britanike ka rritur thirrjet për një armëpushim pasi numri i të vdekurve palestinezë nga masakra izraelite kalon shifrën 30 mijë dhe disa agjenci të OKB-së paralajmërojnë për një “uri të afërt”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv. /Telegrafi/