Arsenali është në kërkim të një huazimi për mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga.
Topçinjtë po mendojnë të bëjnë një qasje për të riun këtë muaj pasi Mikel Arteta synon një marrëveshje me para të mëdha për të sjellë kapitenin e West Hamit, Declan Rice në stadiumin Emirates gjatë verës.
Camavinga shihet si një nënshkrim ideal afatshkurtër për të forcuar mesfushën e Artetas, pasi francezi ka luftuar për minuta në La Liga këtë sezon.
London Evening Standard thotë se klubi i Londrës veriore po shqyrton një lëvizje huazimi për të sjellë 20-vjeçarin deri në fund të sezonit.
Camavinga ka bërë vetëm pesë startime në La Liga këtë sezon me Federico Valverden, Aurelien Tchouamenin, Toni Kroos dhe Luka Modric të gjithë përpara mesfushorit qendror në planet e Carlo Ancelotti.
Real Madridi mund t’i pëlqejë kjo ide, në mënyrë që Camavinga të ketë sa më shumë minuta. /Telegrafi/