Mesfushori i ri francez i Rennes, Eduardo Camavinga favorizon një transferim te Real Madridi.
Sipas gazetës Marca, Liverpooli, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund po ndjekin 17-vjeçarin, por Real Madridi është destinacioni i tij i preferuar.
Gazeta spanjolle beson se i riu është i motivuar nga historia e Realit për zhvillimin e disa prej lojtarëve më të mirë të rinj në futbollin botëror.
Camavinga shënoi golin e parë të tij në nivele të larta ndaj Lyonit në dhjetor dhe gjithashtu ka bërë dy asistime në Ligue 1 këtë sezon.
Ai është profesionisti më i ri i Rennes ndonjëherë, pasi bëri debutimin e tij në moshën 16-vjeçare në dhjetor të vitit 2018.
Klubi francez thuhet se ka vendosur një çmim prej 60 milonë eurosh për xhevahirin e tyre, i cili ka qenë me klubin që nga mosha 11 vjeçare. /Telegrafi/