Site icon Telegrafi

Camavinga, objektivi kryesor i Real Madridit në verë

Real Madridi thuhet se e ka bërë mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga, si objektivin kryesor të transferimit të verës.

Los Blancos janë lidhur shumë me 17-vjeçarin pas një varg paraqitjesh mbresëlënëse për skuadrën e Ligue 1 në sezonin 2019-20.

Skuadra e Zinedine Zidane tani raportohet se po përgatit një ofertë të madhe parash për reprezentuesin e Francës U21.

Sipas gazetës Marca, Reali fillimisht ishin të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për të riun, por tani ka shumë të ngjarë të bëjnë një ofertë rreth 50 milionë euro.

Raporti gjithashtu thekson se një veprim për talentin Camavinga, mund të jetë fundi i interesit të Real Madridit për Paul Pogba.

Pogba ishte shumë i lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu verën e kaluar, pasi deklaroi dëshirën e tij për të lënë Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Exit mobile version