Edoardo Camavinga është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar francez ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën e Rennes duke u bërë prioritet për Real Madridin.
Por përveç Realit, në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Bayern Munich apo Manchester United.
18-vjeçari ka rritur shumë çmimin e tij, pasi tani vlerësohet nga Rennes rreth 80 milionë euro.
Vet mesfushori francez ka folur për Canal + ku ka thënë se ndihet mirë me interesimin nga madrilenët.
“Sigurisht që është mirë kur një klub i madh si Real Madridi interesohet për ty”, tha fillimisht Camavinga.
“Për momentin koka ime është e qetë dhe mendoj vetëm për Rennesin”.
“Dua ta përfundojë këtë sezon këtu, pastaj shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë mesfushori i talentuar. /Telegrafi/