Telegrafi

Calvert-Lewin do të largohet nga Evertoni, garë e madhe nga gjigantët anglezë për të nënshkruar me të

Dominic Calvert-Lewin është padyshim futbollisti kryesor i Evertonit në vitet e fundit në Ligën Premier.

Sulmuesi anglez tanimë është në moshën e tij më të mirë dhe i ka bërë të ditur klubit se do të largohet për të nisur një aventurë të re.

Daily Mail ka raportuar se katër është numri i skuadrave angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit shtatlartë.

Arsenal, Manchester United, Newcastle United dhe West Ham United janë katër skuadrat që po bëjnë garë për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit anglez.

25-vjeçari e ka vendosur largimin e tij nga Goodison Park, derisa Evertoni nga ana tjetër po pret ofertën më të mirë.

Klubi bardhekaltër është gati ta lejoj largimin e yllit të ekipit nëse vije një ofertë prej 50 milionë eurove.

Calvert-Lewin këtë edicion u përball me lëndime të shumta, teksa ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje ku ka shënuar pesë gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/