Site icon Telegrafi

Callum Wilson te Chelsea nëse dështon Higuain

Skuadra angleze e Chelseat është duke menduar që të përforcojë radhët e veta në afatin kalimtar të janarit.

Londinezët nuk janë të kënaqur me angazhimin e dyshes Alvarot Morata e Olivier Giroud dhe për këtë dëshirojnë të sjellin një sulmues.

Prioritet i tyre është futbollisti i Milanit, Gonzalo Higuain, i cili ka punuar në të kaluarën te Napoli me Maurizio Sarrin.

Por, sipas mediave britanike nëse dështon transferimi i Higuainit atëherë Chelsea synon transferimin e sulmuesit të Bournemouthit, Callum Wilson.

Sky Sports raporton se The Blues janë të gatshëm të harxhojnë rreth 55 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Lexo po ashtu Gattuso: Higuain shumë i vjetër për Chelsean

Ndërkohë, Franck Kessie ka pohuar se shpreson që Higuain do të luajë te italianët edhe për shumë vite duke aluduar se mund të kemi një largim të sulmuesit drejt Ligës Premier.

Ndryshe, Gonzalo është i huazuar te Milani nga Juventusi dhe po kërkon një klub të ri që bën gara në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version