Hakan Calhanoglu është që katër vite pjesë e Milanit, por që do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori turk do të mbetet futbollist i lirë javën e ardhshme, pasi kontrata me Milanin skadon më 30 qershor.
Edhe pse ka pasur ofertë nga Rossonerët për të vazhduar kontratën, Calhanoglu ka vendosur t’i tradhtojë ata për rivalin lokal, Interin.
Fabrizio Romano ka raportuar se reprezentuesi turk ka vendosur që t’i bashkohet Interit.
Gjithnjë sipas gazetarit italian, Calhanoglu nesër (e martë) do t’i kryejë kontrollet mjekësore tek kampioni në fuqi i Italisë.
27-vjeçarin e pret një kontratë tre vjeçare te Interi, por që nuk janë zbuluar bonuset dhe paga që do të fitojë.
Gjithsesi kjo po llogaritet një tradhti e Calhanoglus, pasi shumë tifozë Rossonerë kanë dalë kundër tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Hakan Calhanoglu is set to join Inter from AC Milan! His current contract will expire next week and he’ll sign with Inter until June 2024 – Hakan will refuse AC Milan contract extension bid. 🚨🇹🇷
Medicals expected to be completed tomorrow. @DiMarzio @ManuBaio #Inter #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2021