Mesfushori turk Hakan Calhanogl, ka kërkuar nga klubi i tij Bayer Leverkusen, që të mos paguhet gjatë kohës katër mujore që është i suspenduar.
Turku është suspenduar nga FIFA pasi që kishte nënshkruar kontratë me klubin Trabzonspor në vitin 2011 dhe nuk ka qëndruar prapa nënshkrimit.
Calhanoglu kishte nënshkruar kontratë kur ishte 17 vjeçar për të luajtur në sezonin 2012-13 , por në atë kohë ai vendosi që të vazhdojë kontratën me klubin gjerman Karlsruher SC.
Pasi pagoi 100,000 euro dëmshpërblim për kontratën me Trabzonsporit, FIFA i dha edhe një dënim tjetër për të mos luajtur për katër muaj.
22-vjeçari ka premtuar se do të kthehet edhe më i fortë se që ishte, ndërsa njëkohësisht do të vazhdojë stërvitjet me skuadrën e parë të Leverkusenit.
Ajo që ka befasuar shumë kë është se lojtari ka hequr dorë nga paga e tij.
“Calhanoglu dhe klubi që aktualisht e ka punësuar, Bayer 04 Leverkusen, e kanë diskuar në detaje situatën”.
“Në të njëjtën kohë, Calhanoglu i ka ofruar klubit marrëveshje që të mos paguhet gjatë kohës sa është i suspenduar”.
“Bayer nuk ka të bëjë me këtë që ka ndodhur në këtë kohë. Klubi është goditur shumë jo vetëm në formën sportive, por edhe në atë ekonomike”, ka thënë lojtari.
“Kjo është arsyeja dhe unë jam i qartë, dhe nuk do ta dëmtojë klubin më tej dhe për kohën e përjashtimit tim unë do të heqë dorë pagën time”, ka thënë turku.
Calhanoglu ka qenë i lidhur me shumë skuadra gjatë afatit kalimtar, por ai kishte vendosur të qëndroj te Bayer Leverkusen.
Mesfushori është një nga lojtarët kryesorë të kombëtares turke dhe pritet që tu mungojë në ndeshjet e marsit.
Turqia që është në grup me Kosovën, me 24 mars luan me Finlandën, ndërsa pas tri ditësh zhvillon ndeshje miqësore me Moldavinë. /Telegrafi/