Arsenali po shqyrton një veprim huazimi për mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu.
Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri i ri i Topçinjve, Mikel Arteta, po kërkon të shtojë më shumë thellësi te skuadra e tij, dhe e ka identifikuar Calhanoglu si një objektiv.
Ish-lojtari i Bayer Leverkusen ka luftuar kohëve të fundit për të rikrijuar formën që shfaqi në sezonin e tij të parë në San Siro.
25-vjeçari tani është në sezonin e tij të tretë me kuqezinjtë, dhe mund të largohet nëse do të arrijë oferta e duhur.
Sidoqoftë, mbetet për tu parë nëse Milani do të pranonte një huazim për reprezentuesin e Turqisë.
Kuqezinjtë konfirmuan borxh prej 146 milionë eurove në fund të vitit të kaluar dhe do të dëshironin një shitje të plotë, në krahasim me huazim të thjeshtë.
Calhanoglu ka bërë 18 paraqitje në Serie A për Milanin këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke bërë vetën një asistim.
Ai iu bashkua kuqezinjve nga Leverkusen në verën e vitit 2017, për 24 milionë euro. /Telegrafi/