Hakan Calhanoglu po mendon largimin nga Milani, edhe pse është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë.
Mesfushori i avancuar turk nuk ndjehet mirë në Itali, pasi i mungon familja të cilën e ka në Gjermani.
Mediat gjermane kanë raportuar se kjo është arsyeja që turku ka kërkuar nga Milani ta lejojnë largimin e tij në janar.
E ardhmja e mesfushorit ofensivë pritet të jetë përsëri në futbollin gjerman, ku edhe e nisi karrierën.
26-vjeçari ka zgjuar interesimin e tri skuadrave të mëdha gjermane, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.
Milani e vlerëson shumë yllin e tyre, pasi ai po kalon nëpër një formë fantastike, por nuk do ta pengojë që të largohet, pasi në pyetje është familja e tij.
Rossonerët i kanë bërë të qartë agjentëve të Calhanoglus, se i duan rreth 30 milionë euro nga skuadrat e interesuara për të për ta lënë të lirë.
Gjithsesi kjo shumë nuk duket e lartë duke marrë parasysh cilësitë që posedon turku. /Telegrafi/