Hakan Calhanoglu ka treguar se ka marrë këshilla nga bashkëlojtari Romelu Lukaku lidhur me “pikën e dobët” të Marc-Andre Ter Stegen që i mundësoi të shënonte në fitoren ndaj Barcelonës.
Nerazzurrët morën fitore në rëndësishme përballë Blaugranëve të martën mbrëma në Giuseppe Meazza, ndërsa mesfushori turk e realizoi golin e vetëm.
Duke folur për mediat, i shoqëruara nga Andre Onana, Calhanoglu ka thënë se ishte Lukaku, ai që ia dha informacionin vendimtar në lidhje me portierin ekipit kundërhstar.
“Fola me Andre dhe Rome para ndeshjes, Rome mu afrua dhe më tha të gjuaja në anën e djathtë, sepse ajo është pika e dobët e Ter Stegen. Ishte goditje e mirë, por tri pikët janë ato që kanë vërtet rëndësi”, ka thënë 28-vjeçari.
Interi tash është në vend të dytë në Grupin C – të njohur si ‘grupi i vdekjes’ – me gjashtë pikë, derisa Barcelona ka vetëm tri. Lideri Bayern Munich ka arkëtuar nëntë pikë. /Telegrafi/
Consigli di #Lukaku + @AndreyOnana
=
⚽ di @hakanc10 e vittoria 🔥 #ForzaInter pic.twitter.com/YiY6t4Hh71— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 5, 2022