Site icon Telegrafi

Calhanoglu ka refuzuar Juventusin në verë, po pret kalimin në Angli

Hakan Calhanoglu ka mundur të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli turk kishte një ofertë nga Juventusi, por ka refuzuar kalimin te kampioni në fuqi i Italisë.

Zonja e Vjetër kishte biseduar me Milanin, por në fund nuk arritën ta bindin turkun për një lëvizje drejt Torinos.

Ka qenë e përditshmja gjermane Sport Bild që ka raportuar se torinezët kanë bërë përpjekje të mëdha për transferimin e Calhanoglus, por nuk ia kanë arritur ta bindin atë.

E vërteta e refuzimit të Juventusit është se Calhanoglu synon që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez.

Manchester United pritet të jetë skuadra e ardhshme e lojtarit, pasi Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë vjetore prej pesë milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që fiton te Milani.

United do të tentojë transferimin e lojtarit në janar, por nëse Milani nuk e lejon atëherë do ta marrin në verë si transferim të lirë.

Përveç Juventusit, Calhanoglu ka refuzuar edhe skuadra tjera si Schalke 04, RB Leipzig e Hertha Berlin gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version