Site icon Telegrafi

Calhanoglu gjithmonë e më afër Juventusit

Hakan Calhanoglu thuhet se është afër marrëveshjes me Juventusin, megjithëse Milani mund të ngritë ofertën e tyre nëse e sigurojnë një vend të top-katër.

Kontrata e turkut skadon në qershor dhe Milani ka qenë në bisedime me të për të ndalur, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi i ka ofruar Calhanoglut një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit, një shumë që Rossonerët nuk e kanë bërë.

Rossonerët i kanë ofruar 27-vjeçarit një pagë prej 4 milionë euro në vit dhe mund të rrisin propozimin e tyre nëse futen në top katër në këtë sezon.

Milan do të përballet me Cagliarin në shtëpi të dielën dhe një fitore do tua sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013.

Nga ana tjetër, Juventusi, mund të humbasë një vend në top-katër. Ata janë në vendin e pestë në renditje në Serie A, një pikë larg Napolit.

Skuadra e Andrea Pirlo përballet me Interin në shtëpi të shtunën dhe Bolognan më 23 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version