Telegrafi

Calhanoglu drejt largimit nga Milani

Calhanouglu (Getty Images)

Milani është duke u bërë gati për largimin e Hakan Calhanoglut në janar.

Tuttosport shkruan se lojtari pritet të transferohet në Leipzig ose Eintracht Frankfurt.

Qëllimi i tranferimit është që t’i lirohet rruga Lucas Paquetas, transferimit të ri.

Rossonerët tashmë kanë tranferuar yllin e Flamengos, duke paguar 35 milionë euro për të.

Ylli turk duke u prezantuar me fanellën e Milanit

Me ndryshimin e taktikës, Calhanoglu është lënë shpesh në sotl nga Gattuso.

Sipas Tuttosport, është shumë e mundur që mund të ketë largim në janar për Calhanoglun i cili pritet të kthehet në Bundesliga.

Calhanoglu u lind dhe u rrit në Gjermani, duke u larguar nga Leverkuseni te Milani gjatë verës së vitit 2017 për 21 milionë euro. /Telegrafi/