Telegrafi

Calhanoglu drejt largimit, e ardhmja e tij mes kampionatit anglez dhe atij gjerman

Hakan Calhanoglu. (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ofensivë turk, Hakan Calhanoglu duket se do të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni.

Rossonerët janë të detyruar të shesin për t’i përmirësuar bilancet financiare dhe duket se turku do të jetë i larguari i parë.

Calhanoglu është lojtari që më së shumti kanë ardhur oferta në drejtim të tij dhe Milani tani i ka caktuar çmimin.

Hakan Calhanoglu. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Kuqezinjtë janë duke kërkuar 25 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e avancuar.

Leicester City dhe West Ham United janë dy skuadrat angleze që po e duan lojtarin.

Ndërkohë ai po kërkohet edhe në Gjermani nga RB Leipzig, Schalke 04 dhe Hoffenheim. /Telegrafi/