Atalanta nuk do të aktivizojë mundësinë e blerjes për Mattia Caldaran, i cili kthehet te Milani.
Rossonerët e kthyen Caldara përsëri në ish-klubin e tij me huazim me mundësi për të blerë në janar 2020, por qendërmbrojtësi nuk ka arritur të kthehet në lojtar kryesor në Bergamo.
27-vjeçari do të kthehet në Milan, pasi ka kontratë deri në qershor 2023, ndërsa ka bër vetëm gjashtë paraqitje në Serie A në sezonin 2020-21.
Atalanta e shiti Caldaran te Juventusi për 19 milionë euro në janar 2017, por ai u kthye menjëherë si huazim te Nerazzurrët.
Ai më pas u transferua në Milan nga Juventusi në gusht të vitit 2018, pasi Leonardo Bonucci u kthye në klub.
Milan kishte shpresuar të merrte 15 milion euro për mbrojtësin, por Atalanta nuk e ka ndërmend ta bëjë lëvizjen për ta blerë përfundimisht./Telegrafi/