Është raportuar se Juventusi, Milani dhe Roma të gjithë duan të nënshkruajnë në janar me mbrojtësin e talentuar të Atalantas, Mattia Caldara.
Qendërmbrojtësi italian ka qenë një figurë e rëndësishme për Atalantan këtë sezon, madje edhe duke kontribuar me tre gola për skudrën e Gian Piero Gasperinit.
Sipas Sky, të tre klubet janë të etur për të nënshkruar me 22-vjeçarin në janar, me Luciano Spalletti që i ka kërkuar hierarkisë së Giallorossëve posaçërisht për Caldaran.
Mendohet se skuadra romake mund të ofrojë 10-12 milionë euro, dhe ndoshta duke e lejuar Caldaran të mbetet në Bergamo deri në fund të sezonit.
Juve dhe Milan janë të interesuar, por Rossonerët mund të luftojnë për të rrëmbyer atë në janar, pasi marrja e kontrollit nga Sino-Europe Sporteve është shtyrë. /Telegrafi/