Site icon Telegrafi

Calabria: Parabola ishte spontane, Gattuso ka sjellë mentalitet fitues

Davide Calabria duke festuar golin ndaj Milanit (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, pas fitores 0-2 ndaj Romës ka thënë se trajneri Gennaro Gattuso i ka thënë skuadrës mentalitet fitues.

21-vjeçari tha se goli i erdhi natyrshëm, por ata duhet të vazhdojnë me punë të mëdha.

Lexo po ashtu Roma 0-2 Milan, notat e lojtarëve

“Bashkëlojtarët më përgëzuan në fund të ndeshjes. Duhet t’i qerasi me një darkë”, ka thënë Calabria për Mediaset Premium.

“Gjeta vetën para Alissonit dhe parabola ishte thjesht spontane. Gjërat po shkojnë aq mirë për momentin, na ndihmon në besimin e skuadrës”.

“Të gjithë ne po kalojmë në një formë të mirë dhe ishte një paraqitje fantastike, jemi të lumtur që do marrim tre pikë në shtëpi”.

Davide Calabria duke festuar golin ndaj Romës (Foto: Getty Images)

“Gattuso na bëri të kuptojmë nga dita e parë se çfarë do të thotë të veshim këtë fanellë. Jemi duke punuar me intensitet të madh dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

“Mentaliteti fitues që Gattuso ka sjellë është i jashtëzakonshëm, kjo pasi ai fokusohet në çdo detaj. Atë mentalitet ai ka arritur ta transmetojë tek ne”.

“Jam rritur duke shikuar Paolo Maldinin, por askush mos të guxojë të bëjë krahasime të tilla”, ka shtuar Calabria. /Telegrafi/

Exit mobile version