Site icon Telegrafi

Caktohet takimi mes drejtuesve të Man Cityt dhe babait të Messit

Manchester City thuhet se ka një takim me babanë e Lionel Messit, ndërsa Interi, PSG dhe Manchester Unitedi janë gjithashtu në garë për transferimin e yllit argjentinas, i cili dorëzoi kërkesën e tij për largim nga Barcelona.

Legjenda e klubit dëshiron të largohet nga Barcelona këtë verë pasi një gjë të tillë ia ka konfirmuar drejtuesve të klubit gjatë të martës.

Favoritë për transferimin e Messit thuhet se është City, pasi Pep Guardiola ka punuar tashmë me argjentinasin te Barcelona dhe kanë raporte të mira mes vete.

Lexo po ashtu Man City ka gati ofertën për Barcelonën, ofron tre lojtarë për Messin

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, babai i Messi ka rezervuar një takim në Angli të hënën me drejtorët e Manchester Cityt.

Pretenduesit e tjerë janë natyrisht Interi, i cili mund të përfitojë nga një ligj i taksave në Itali që do të zvogëlonte ndjeshëm koston e operacionit, dhe një klub që tashmë kishte provuar të nënshkruajë Messin kur ai ishte ende i ri.

Paris Saint-Germain është gjithashtu në gjurmë, ndërsa Manchester Unitedi po përpiqet të përfshihet në këtë garë.

Megjithatë, beIN Sport raporton se është një garë mes Cityt dhe Interit për transferimin e Messit, i cili do largohet pashmangshëm nga Camp Nou.

Lexo po ashtu Drejtori sportivi i Barcelonës, Planes thyen heshtjen për të ardhmen e Messit

Ende ka çështje që duhen zgjidhur, për shembull pretendimi i Messit për klauzolën që i lejon atij të largohet si lojtar i lirë këtë verë.

Është raportuar se ai është duke e përfshirë edhe FIFA-n për të vendosur mbi situatën kontraktuale javën e ardhshme.

Ndërkohë, TYCSport në Argjentinë shton se edhe përkundër situatës, Messi do të marrë pjesë në seancat stërvitore të Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version