Telegrafi

Caktohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Moldavi – Shqipëri

Moldavia do të jetë nikqori i Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen që zhvillohet me 14 tetor.

Përballja në mes të dy ekipeve do të jetë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, derisa tanët do t’i kërkojnë vetëm tri pikë.

UEFA ka caktuar gjyqtarin për takimin në mes të Moldavisë dhe Shqipërisë që zhvillohet të hënën nga ora 20:45.

Shtëpia e futbollit evropian ia ka besuar këtë sfidë gjyqtarit anglez Kristofer Kavang. Ndihmësit të tij do të jenë Konstantin Hatdziakis dhe Daniel Kuk.

34-vjeçari anglez njihet si arbitër që nuk e fut dorën në xhep, pasi në 11 takimet që ka drejtuar së fundmi ka nxjerrë 17 kartonë të verdhë. /Telegrafi/