Massimiliano Irrati do të ndajë drejtësinë në derbin Juventus -Inter të dielën, ndërsa Paolo Silvio Mazzoleni do të jetë në krye të VAR.
AIA ka emëruar gjyqtarët e javës së 31-të të Serisë A, përfshirë ndeshjen e madhe në Torino mes bardhezinjve dhe zikaltërve.
Arbitri ndërkombëtar Irrati është caktuar për përplasjen e Allianz Stadium me Mazzolenin në krye të VAR-it.
Marco Di Bello do të gjykojë një tjetër ndeshje të madhe të dielën, Atalanta – Napoli, ndërsa Livio Marinelli do të jetë zyrtari i ndeshjes Milan – Bologna të hënën mbrëma.
Natyrisht e gjithë vëmendja do të jetë në takimin mes kampionit në fuqi dhe Zonjës së Vjetër, aty edhe ku mund të ketë përparim, në anën tjetër ngecje në garën për titull. /Telegrafi/
☄️ @FQuagliarella27 dengan tendangan spektakulernya di Derby d’Italia! 🇮🇹#GoalOfTheDay pic.twitter.com/0SEyBQjB85
— JuventusFC (@juventusfcid) March 30, 2022