FFK ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.
Shtëpia e futbollit kosovar ka vendosur që drejtësinë në ndeshjen e së martës mes Arbërisë dhe Feronikelit ta ndajë Tefik Maloku, në bashkëpunim me Granit Hysenin, Hekuran Osmanin dhe Shpëtim Murtezin.
Në takimin e të mërkurës mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, gjyqtar do të jetë Gramos Shala, ndërsa mes Llapit dhe Ballkanit është caktuar Besfort Kasumi.
Në të enjten e kësaj javë do të takohen Drenica dhe Gjilani, me gjyqtarin Dardan Çaka që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.
Më poshtë mund të shikoni se cilët gjyqtarë janë caktuar edhe për Ligën e Parë, në Grupin A dhe B. /Telegrafi/