Telegrafi

Caktohen datat për ndeshjet e Kupës së Italisë

Janë konfirmuar datat për raundin të 1/16 të Kupës së Italisë, ku na presin sfida shumë të rëndësishme.  

Orari i ndeshjeve është hartua sot dhe ndeshjet janë me sistem eliminimi direkt që do të vendoset pas 90 minutash, ose koha shtesë, apo edhe pas penalltive.

Ndeshja hapëse është ajo mes Torinos dhe Genoas të enjten 9 janar.

Inter-Cagliari zhvillohet me 14 janar, ndërsa Fiorentina-Atalanta më 15 janar.

Ndeshjet tjera përfshirë edhe atë mes Juevntus dhe Udinese zhvillohen me 14 deri në 15 janar, përveç Parma-Roma me 16 janar.


Raundi i 1/16-të  Kupës së Italisë

Torino-Genova (9 janar, 21:15)

Napoli-Perugia (14 janar 15:00)

Lazio-Cremonese (14 janar, 17:30)

Inter-Cagliari (14 janar 20:45)

Fiorentina-Atalanta (15 janar 15:00)

Milano-SPAL (15 janar, 17:30)

Juventus-Udinese (15 janar 20:45)

Parma-Roma (16 janar, 21:15)


/Telegrafi/