Ylli i Brightonit, Moises Caicedo ka deklaruar se ëndërron të luajë për Real Madridin.
21-vjeçari ekuadorian po shkëlqen në Ligën Premier që kur mbërriti, dhe u lidh me lëvizje diku tjetër. Aktualisht Arsenali është skuadra më e interesuar.
Në një intervistë të fundit me Cadena SER, Caicedo shpjegoi se objektivi i tij kryesor përfundimisht ishte të luante në Ligën e Kampionëve. Ai nuk la asnjë dyshim se me cilin ekip donte të luante.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin. Tani po i bëj gjërat shumë mirë dhe pse jo një ditë të luaj atje dhe të fitoj Ligën e Kampionëve me Real Madridin”, ka deklaruar ai.
“Mënyra se si ata luajnë, personaliteti, stili, është vërtet mbresëlënëse”, vazhdoi ai.
Nuk është një lëvizje që është në karta aktualisht, me Real Madridin që tashmë po përpiqet të përshtatet me të rinjtë e tyre tepër të talentuar Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.
Megjithatë, pa dyshim që disa veshë në kryeqytetin spanjoll do t’i jenë hapur dhe do ta kenë vënë në dukje siç duhet këtë dëshirë nëse ata e duan atë për të ardhmen. /Telegrafi/