Mbrojtësi Gary Cahill mund të largohet në janar nga Chelsea, por e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Londër, pasi Arsenali është vënë pas tij .
Trajneri i ardhur italian, Maurizio Sarri, nuk e pëlqen mbrojtësin dhe nuk e ka hedhur në fushë për asnjë minutë këtë sezon.
Në anën tjetër Arsenal që është në mungesë të mbrojtësve shkaku i dëmtimeve është vënë në sulm.
Unay Emery e sheh Cahillin si lojtarin e duhur për pjesën e mbetur të sezonit.
Trajneri spanjoll i ka të lënduar gjashtë mbrojtës, shumë prej tyre më dëmtime afatgjata.
Për këtë mbrojtësi i Chelseat shikohet si lojtari ideal pasi ka eksperiencën që nevojitet dhe mund të merret me pak para.
Kontrata e Cahill me Chelsean skadon në fund të sezonit dhe lojtari mund të largohet në janar për një shifër simbolike.
Për qendërmbrojtësin anglez kanë shfaqur interes edhe skuadrat e Interit dhe Milanit, por paga e lartë që ka ai ka bërë që klubet italiane të tërhiqen. /Telegrafi/