Site icon Telegrafi

Cagliari gjen formulën për transferimin e Godin

Diego Godin (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Diego Godin me shumë mundësi do të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni, ndërsa Cagliari ka gjetur një zgjidhje për transferimin e mbrojtësit veteran në Sardinia.

FCInterNews raporton se Nerazzurrët janë të gatshëm të sigurojnë tre muajt e parë të pagës së 34-vjeçarit.

Ndërkaq, sipas njoftimit, Cagliari ka arritur marrëveshje me futbollistin që ta paguaj 2.5 milionë euro në vit plus bonuset, në tri sezonet e ardhshme.

(Foto: Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, Interi do të lirohej nga paga e uruguaianit dhe do t’ia ofronte mundësinë skuadrës tjetër që të merrte në radhët e veta një futbollist me përvojë.

Lexo po ashtu Godin mund të përfundojë në Ligue 1, Rennes vihet pas tij

Godin u transferua në Giuseppe Meazza në verën e kaluar nga Atletico Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version