Site icon Telegrafi

Cagliari 1-3 Inter, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Lukaku e Barella

Interi ka marrë një fitore fantastike me rikthim në udhëtim te Cagliari.

Neroazzurët e panë vetën në disavantazh 1-0 pas 45 minutave të para, por në 16 minutat e fundit të ndeshjes shënuan tre gola për fitoren 1-3.

Nicolo Barella, Danilo D’Ambrosio dhe Romelu Lukaku ishin realizatorët e golave për Interin.

E pikërisht sulmuesi belg mori notën më të lartë 9,1, teksa paraqitje të mirë patën edhe Nicolo Barella, Alexis Sanchez dhe Stevan De Vrij.

Te vendasit më së shumti u vlerësuan autori i golit Riccardo Sotil dhe portieri Cragno, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Walukiewicz. /Telegrafi/

Exit mobile version