Interi e ka mposhtur në udhëtim Cagliarin 2-1, për ta vazhduar kryesimin në Serie A.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi Joao Pedro në minutën e 50-të, ndërsa për Nerazzurët golat i shënuan Lautaro Martinez (27’) dhe Romelu Lukaku nga penalltia (72’).
Interi ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori vlerësimin 6.75, ndërsa Cagliari e mori notë 6.32, diferencë e ngushtë mes të dyja skuadrave.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim ishte mesfushori i vendasve, Kwadwo Asamoah, që mori vlerësimin 8.0.
Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve, Fabio Pisacane, që mori notën 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/